Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, u vidhet edhe telefoni

Sulmohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, u vidhet edhe telefoni

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, nën dyshimin se i ka sulmuar dy shtetas të huaj të cilëve më pas ua  ka marrë edhe një telefon.

Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Prishtinë / 18.07.2024 – 13:55.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetas të huaj. Gjatë përleshjes sipas viktimave atyre u ishte vjedhur edhe një telefon. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.