Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Sulmi ukrainas dëmton objektin industrial në qytetin Saratov të Rusisë

Sulmi ukrainas dëmton objektin industrial në qytetin Saratov të Rusisë

Një sulm ukrainas me dron raportohet se ka dëmtuar një objekt industrial në rajonin e Saratovit të Rusisë. Kështu tha tha guvernatori rajonal të martën herët, raportoi Hina, duke cituar Reuters.

“Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima,” tha guvernatori i atij qyteti, Roman Busargin në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Disa kanale jozyrtare ruse të lajmeve në Telegram raportuan shpërthime dhe zjarre në zonën e një rafinerie nafte në Saratov, një rajon në Rusinë jugore.

Videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të madh dhe një re të dendur tymi. Reuters raporton se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.