Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Sulmi terrorist në Sydney, reagon Merz: Duhet ta luftojmë antisemitizmin

Sulmi terrorist në Sydney, reagon Merz: Duhet ta luftojmë antisemitizmin

Një sulm i armatosur ka ndodhur në plazhin Bondi në Sydney, ku gjatë kremtimit të një feste fetare të komunitetit hebre u vranë të paktën 12 persona dhe u plagosën 29 të tjerë.

Sulmi është dënuar ashpër nga Gjermania. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, duke u shprehur thellësisht i tronditur nga ngjarja.

“Sulmi antisemit në plazhin Bondi gjatë Hanukkah më lë thellësisht të tronditur. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ky është një sulm ndaj vlerave tona të përbashkëta. Ne duhet ta luftojmë antisemitizmin — në Gjermani dhe në mbarë botën”, ka shkruar Merz.

Autoritetet australiane po vazhdojnë hetimet lidhur me rrethanat e sulmit.