Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmi në veri, Mehmetaj: Asnjëherë tjetër s’ka pasur shans historik të fitores absolute në raport me Serbinë

Sulmi në veri, Mehmetaj: Asnjëherë tjetër s’ka pasur shans historik të fitores absolute në raport me Serbinë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se asnjëherë si kësaj radhe Kosova nuk e ka pasur këtë shans historik të fitores absolute në raport me Serbinë, prej kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.

Ai tha se Gjermania, shteti kryesor në Bashkimin Evropian dhe më i rëndësishëm në Evropë po deklaron se “nëse shteti serb qëndron pas sulmit në Zubin Potok, kjo shënon fundin e negociatave me BE-në”, andak krejt çfarë duhet të bëhet është prezantimi i këtyre provave të pakontestueshme dhe të padebatueshme dhe Serbia përfundimisht përjashtohet nga dialogu dhe rruga e saj evropiane.

“Nëse me rastin e Banjës nuk u arrit kurrfarë rezultati për ripozicionime në arenën ndërkombëtare, ky ngjan të jetë shansi i artë dhe vështirë i përsëritshëm.

Në pritje të Qeverisë së Kosovës për ta realizuar këtë mundësi historike.

E nëse nuk arrin ta kapitalizojë këtë moment siç nuk e kapitalizoi atë në Banjë? Çfarë atëherë? Kush i ka fajet atëherë?”, u shpreh tutje Mehmetaj.