Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmi në Stamboll, arrestohen 40 persona e bastisen 25 adresa

Sulmi në Stamboll, arrestohen 40 persona e bastisen 25 adresa

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në lidhje me sulmin e djeshëm terrorist në Stamboll, tha se policia e Stambollit ka bastisur 25 adresa dhe se deri më tani janë arrestuar 40 persona.

Një sulm terrorist ka ndodhur dje para Pallatit të Drejtësisë në Stamboll, ku një shtetas ka humbur jetën dhe gjashtë persona janë plagosur, mes tyre tre policë. Dy terroristë u neutralizuan.

Yerlikaya dha detaje të arrestimit të personave që kishin lidhje me terroristët pas sulmit të djeshëm.

“Menjëherë pas kësaj tentative të tmerrshme, policia e Stambollit ka kryer bastisje në 25 adresa dhe deri më tani janë ndaluar 40 persona dhe operacionet vazhdojnë”, tha Yerlikaya.

Autorët e sulmit në postbllokun e policisë përpara gjykatës ishin anëtarë të grupit terrorist DHKP-C, tha më herët ministri Yerlikaya.

Themes by WordPress