Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmi në Banjskë, tre të dyshuarit mbeten në paraburgim

Sulmi në Banjskë, tre të dyshuarit mbeten në paraburgim

Tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kanë mbetur në paraburgim.

Kjo u konfirmua nga Gjykata e Apelit.

Apeli e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Kështu është refuzuar ankesa e avokatëve mbrojtës të të dyshuarve.

Themelorja, më 25 shtator 2023 të dyshuarit Vladimir Toliq ia kishte caktuar paraburgimin.

Kurse, më 26 shtator 2023, kjo gjykatë ua kishte caktuar paraburgimin edhe dy të dyshuarve tjerë Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Më 24 shtator, Serbia kishte kryer agresion në Kosovë.

Si pasojë e sulmit të armatosur terrorist nga një grup serb, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i kishte publikuar pamjet e Milan Radojiçiq.

Sveçla tha se Radojiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist.

/TV Arbëria