Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmi ndaj Trump, Haradinaj: Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive

Sulmi ndaj Trump, Haradinaj: Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tentim atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Haradinaj ka thënë se aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj Presidentit Trump! Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. ShBA-ja është një shembull për demokracitë në të gjithë botën dhe së bashku ne përparojmë përmes diskursit paqësor të vendeve tona dhe respektit për sundimin e ligjit. I uroj Presidentit Trump shërim të plotë!”, ka thënë Haradinaj.