Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sulmi me thikë në Gjakovë, nga QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të viktimës

Sulmi me thikë në Gjakovë, nga QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të viktimës

Personi që u ther me thikë në Gjakovë është jashtë rrezikut për jetë dhe ndodhet në gjendje stabile

Këtë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Agron Çitaku.

“Pacienti është trajtuar, është në trajtim mëtutjeshëm në Kirurgji Torakale. Stabil është, për jetë nuk është në rrezik,” ka deklaruar Çitaku.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa autoritetet janë duke e hetuar rastin për të sqaruar rrethanat dhe motivet e sulmit.