Një sulm izraelit në Libanin jugor të shtunën herët vrau të paktën 10 shtetas sirianë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Midis të vdekurve ishte një grua dhe dy fëmijët e saj, ndërsa pesë të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje kritike tha ministria.
Sulmi në Wadi al-Kfour në provincën Nabatieh është ndër më vdekjeprurësit në Liban që kur grupi Hezbollah dhe ushtria izraelite nisën sulmet më 8 tetor, një ditë pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor.
Një zëdhënës në gjuhën arabe për ushtrinë izraelite, Avichay Adraee, tha se sulmi në provincën jugore kishte në shënjestër një depo armësh që i përkiste Hezbollahut.
Hezbollahu nuk ka komentuar menjëherë mbi sulmet, por thotë se do të ndalojë sulmet e tij në veri të Izraelit pasi të ketë një armëpushim në Gaza.
Deri më tani, luftimet kanë vrarë më shumë se 500 njerëz, përfshirë 100 civilë në Liban. Nga ana izraelite janë vrarë 22 ushtarë dhe 25 civilë, shkruan Euronews.com.