“Ne jemi duke kryer një operacion intensiv në zonën Khan Younis dhe ai do të vazhdojë të zgjerohet”, tha Gallant, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Tymi nga tanket, artileria dhe avionët e forcave ajrore do të vazhdojë të mbulojë qiejt e Rripit të Gazës derisa të arrijmë qëllimet tona – ndër to humbjen e Hamasit dhe kthimin e pengjeve në shtëpitë e tyre”.
Izraeli u zotua të “asgjësojë” Hamasin pas sulmit të tij të 7 tetorit dhe nisi një ofensivë të pamëshirshme që ka vrarë të paktën 25 mijë e 105 njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë.
Fushata izraelite vrau “20 për qind deri në 30 për qind” të luftëtarëve të Hamasit dhe është ende larg qëllimit të saj për të shkatërruar lëvizjen, sipas vlerësimeve të agjencive të inteligjencës amerikane, raportoi Wall Street Journal të dielën.