Përdorimi nga Rusia i një rakete eksperimentale hipersonike për të goditur Ukrainën ishte një “përshkallëzim i tmerrshëm” në luftë, tha të premten kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Lëshimi i armës së re tregoi “sa e rrezikshme është kjo luftë”, tha Scholz në një fjalim, sipas Agence France-Presse (AFP).
“Fakti që (Presidenti rus Vladimir) Putin tani ka përdorur gjithashtu një raketë me rreze të mesme veprimi për të goditur territorin ukrainas është një përshkallëzim i tmerrshëm”, tha ai.
Raketa e re balistike ishte pjesë e një breshërie më të gjerë prej nëntë raketash të lëshuara nga rajoni Astrakhan i Rusisë në orët e para të së enjtes. Gjashtë nga raketat u kapën nga forcat ajrore të Ukrainës, por raketa e re balistike nuk u ndal./Express/