Plani i Izraelit për të goditur Iranin, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të këtij t fundit me 1 tetot tashmë është gati pohojnë burime të besueshme të CNN. Zyrtatrët izraelitë përfshirë Kryeministrin Benjamin Netanyahu, i kanë siguruar SHBA-së se kundërgoditja do të përqendrohet vetëm në objektiva ushtarake dhe jo në instalacione nafte ose bërthamore, sipas të njëjtave burime. Ndonëse ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se sulmi i Izraelit kundër Iranit do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe befasues”. Ndërkohë kohën e fundit gjithnjë e shumë janë shtuar zërat se nuk përjashtohen as skanaret e eliminimit i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, si koka kryesore e regjimit teokratik në Teheran.
Në anën tjetër, Izraeli është kundër një “armëpushimi njëanshëm” në luftën e tij me Hezbollahun në Liban, tha Netanyahu. Hezbollah ka bërë thirrje për izraelitët që të pranojnë një armëpushim ose të përballen me “dhimbje,” duke sugjeruar se do të intensifikojë sulmet më në jug të Izraelit. /TV Arbëria