Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale ishte temë qendrore e Këshillit të Sigurisë së Kosovës mbrëmë me ftesë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës ka dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë.

Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë, thuhet në njoftim.

Institucionet e sigurisë së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.

Irani ka sulmuar Izraelin me dronë dhe raketa, shumica e të cilave janë rrëzuar.

Powered by WordPress