Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me sulmet e SHBA-së dhe Britanisë ndaj objektivave të Houthit në Jemen.
Erdogan ka kritikuar këto sulme ndaj Houthit dhe ka akuzuar të dyja vendet po përpiqen ta shndërrojnë Detin e Kuq në një “det me gjak”.
Duke folur në një konferencë shtypi të premten, Erdogan potencoi se forcat Houthi të mbështetura nga Irani po mbroheshin “suksesshëm” ndaj sulmeve.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania nisën sulmet ndaj Houthit si kundërpërgjigje të sulmeve që kreu grupi ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq, për të cilat thuhet se kanë dërguar furnizime në Izrael.
Siç raportohet, sulmet që SHBA-ja kreu në orët e para të së premtes, janë mbështetur gjithashtu nga një numër aleatësh të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
/TV Arbëria