Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmet kibernetike shkaktojnë kaos, disa spitale në Londër anulojnë operacionet

Sulmet kibernetike shkaktojnë kaos, disa spitale në Londër anulojnë operacionet

Spitalet në Londër janë detyruar të anulojnë disa operacioneve mjekësore, kjo për shkak se ranë pre e sulmeve kibernetike. Disa nga spitalet që u prekën nga këto sulme ishin, King’s College dhe Guy’s & St Thomas.

Këto sulme patën ndikime të mëdha në shumë departamente spitalore.

“Kjo situatë ka pasur pasoja të konsiderueshme për shërbimet tona dhe janë prekur veçanërisht transfuzionet e gjakut”, shtoi tha Ian Ambs, kryetar i Fondacionit Guy’s dhe St Thomas NHS.

Disa procedura mjekësore u anuluan, ndërsa pacientët u dërguan në klinika të tjera.