Pothuajse në të njëjtën kohë kur ekipet izraelite të angazhuara në bisedime u tërhoqën nga marrëveshje e armëpushimit, aeroplanët izraelitë bombarduan ndërtesën kolektive që u financua nga Doha në Rripin e Gazës.
Hamad City kishte marrë emrin nga ish-emiri i këtij shteti, sheiku Hamad bin Khalif al-Thani, i cili kishte vënë gurthemelin me rastin e vizitës së Rripit të Gazës 11 vite më parë, transmeton Telegrafi.
Banesat e para i kishin marrë mbi 1 mijë persona i morën palestinezët, të cilëve u ishin shkatërruar shtëpitë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
E të shtunën ndodhi e njëjta gjë, pikërisht në kohën kur ka skaduar afati i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuar nga Katari.
Fillimisht telefonat e tyre cingëruan duke pranuar të gjithë sms që bënte thirrje për ‘evakuim’ që ishin dërguar nga ushtria izraelite, me qëllim minimizimin e viktimave civile.
E një orë më vonë, pesë sulme ajrore izraelite shembën tërë kompleksin brenda dy minutave. Bombat binin mbi blloqet e ndërtesave duke i shndërruar në rrënoja.