Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Sulmet e VV-së ndaj LDK-së”, Fadil Aliu: Kur dikush e ngrit zërin shumë, është në mungesë të argumenteve

“Sulmet e VV-së ndaj LDK-së”, Fadil Aliu: Kur dikush e ngrit zërin shumë, është në mungesë të argumenteve

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu, ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT”, me Resim Morinën, në TV Arbëria.

Ai gjatë intervistës ka komentuar sulmet e pushtetit ndaj opozitës në tubimet elektorale dhe gjuhën e përdorur. Ai, në lidhje me këtë, ka thënë se kur dikush e ngrit zërin shumë, kjo ndodh në mungesë të argumenteve, duke iu referuar fjalimeve të kreut të VV-së, Albin Kurtit.

Aliu thotë se partia e tij, LDK-ja, ka vendosur të mos merret me fjalimet e partisë në pushtet.

“Unë gjithmonë them që kur dikush e ngrit zërin shumë, është në mungesë të argumenteve. Po ashtu, edhe fyerjet dhe ofendimet ndodhin kur nuk ke argumente. Ne si parti e qendrës së djathtë, thjesht kemi vendosur të mos merremi me ta, sepse nuk është koha për t’u marrë me ta,” ka thënë Aliu në emisionin “N’PULT”.