Profesori universitar, Valon Murtezaj duke komentuar mbi dy sulmet serbe mbi Kosovën, atë të Banjskës dhe sulmin mbi kanalin e ujiit, është shprehur i kënaqur me reagimin e Bashkimit Evropian të cilët e dënuan sulmin.
Por që sipas Murtezaj, pavarësisht kësaj, ai tha se iu takon institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës që të bëjnë hetime në mënyrë të pavarur, shkruan TV Arbëria.
“Iu e keni parë reagimin evropian sidomos mbi rastin e sulmit të dytë në kanalin e ujit ka qenë një lloj befasie e mirë në atë kontekst ku i gjithë opinioni përfshirë të gjitha zyrat e qeverive evropiane dhe Bashkimit Evropian e kanë dënuar me shpejtësi emergjente këtë atak sepse po flasim për infrastrukturë kritike.
Ju takon institucioneve të Republikës së Kosovës të bëjnë hetime në mënyrë të pavarur dhe pa pritur që dikush tjetër ti bëjë ato dhe të tregoj evidencë me fakte me prova materiale se kjo ka ndodhur kështu dhe kush e ka bërë këtë. Nëse presim që institucionet e tjera sado mike që mund të jenë apo qoftë edhe NATO nëse është këtu apo qeveritë individuale që mund të na ndihmojnë, megjithatë Kosova duhet ta kryejë punën vet”, tha Murtezaj në emisionin “ARB DEBAT”.