Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses, Haradinaj: Kjo ma kujton atë shprehjen popullore “kur hajni bërtet kapeni hajnin”

Sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses, Haradinaj: Kjo ma kujton atë shprehjen popullore “kur hajni bërtet kapeni hajnin”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi kreu i VV-së, Albin Kurti sulmoi Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se po funksionon si hije politike e opozitës.

Haradinaj ka thënë se është e dhimbshme “kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët.”

“Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur “hajni bërtet kapeni hajnin”! Ata gjyqtarë i ka zgjedhur Kuvendi legjitim i Republikës së Kosovës e jo formacionet imagjinare të tij!”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, e vërteta për bllokimin e shtetit mban emrin e Albin Kurtit.

“Prandaj institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, e ka kohën e fundit që në intepretimet e tij për shkelje të Kushtetutës, të mos mjaftohet vetëm me konstatimin e tyre, por t’i saktësojë edhe pasojat ligjore juridike, për secilin individ apo grup që i bën ato!”, ka thënë ai.