Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Sulmet e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese”, Kasolli i quan deklarime brutale: Në cilën demokraci normale politike, kryeministri bën deklarime të këtilla?

“Sulmet e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese”, Kasolli i quan deklarime brutale: Në cilën demokraci normale politike, kryeministri bën deklarime të këtilla?

Analisti Afrim Kasolli, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën, ka thënë se ndaj Gjykatës Kushtetuese ka pasur sulme politike.

Ai, duke komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kur ironizoi duke e ftuar Gjykatën Kushtetuese të marrë pjesë në zgjedhje, në kontekstin se po “merret me gjithçka”.

Kasolli thotë se këto sulme janë brutale.

“Ka pas sulme politike ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ne kemi pas deklarime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, të zëvendëskryeministrit. Deklarime brutale janë ato, do të thotë: ‘I bëjë thirrje Gjykatës Kushtetuese të marrë pjesë në zgjedhje’.

Në cilin vend të botës, në cilën demokraci normale politike, kryeministri bën deklarime të këtilla? Ato janë sulme verbale,” ka thënë Kasolli.