Sulmet ajrore izraelite në Liban, të paktën 492 të vrarë dhe mbi 1600 të plagosur
Të paktën 492 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 1645 janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Liban, duke shënuar ditën më të rëndë të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollah që nga viti 2006. Shifrat janë publikuar mbrëmjen e kësaj të hëne nga Ministria e Shëndetësisë në Liban.
Raportohet se mijëra familje kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur 1300 objekte të infrastrukturës së Hezbollahut në Liban.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje qytetarëve libanezë që “të largohen nga zona e rrezikut menjëherë”, ndërsa ushtria izraelite ka dërguar mesazhe me tekst për të paralajmëruar njerëzit të largohet nga ndërtesat ku Hezbollah ruante armë dhe municione.
Burime të sigurisë libaneze thanë se goditja kishte për qëllim eleminimin e komandantit e lartë të Hezbollahut në jug të Libanit, Ali Karaki. Hezbollah më vonë deklaroi se Karaki ishte “në rregull” dhe se kishte “shkuar në një vend të sigurt.”
Nga ana tjetër, Hezbollah lëshoi më shumë se 200 raketat drejt Izraelit verior, sipas ushtrisë izraelite.
Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë trupa ushtarakë shtesë në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të qetësuar situatën.
Ky konflikt po sjell pasiguri të mëdha dhe shumë jetë të humbura, duke vënë në rrezik stabilitetin e rajonit.