Tre civilë janë vrarë në orët e para të 22 tetorit gjatë sulmeve ruse me dronë në rajonin verilindor ukrainas të Sumit, që gjendet në kufi me Rusinë, tha administrata rajonale përmes një njoftimin në Telegram.
Zyrtarët thanë po ashtu se sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar më shumë se 25 dronë mbi rajonin Sumi.
Ndërkaq, autoritetet në dy rajone ruse kanë raportuar se dronët ukrainas kanë shënjestruar tre distileri të alkoolit.
Në rajonin Tambov, në juglindje të Moskës, një sulm me dron nxiti zjarr në distilerinë e metanolit Biokhim, tha guvernatori rajonal Maxim Yegorov, përmes një postimi në Telegram.
Biokhim është një prej prodhuesve më të vjetër të Rusisë dhe kompania prodhon “produkte të rëndësisë strategjike për shtetin”, kryesisht etanol, thuhet në ueb-faqen e kompanisë.
Në rajonin Tula, në jug të Moskës, dronët ukrainas kanë goditur distileri të alkoolit, në një Efremov dhe një në Luzhkovski, sipas guvernatorit rajonal, Dmitry Milyaev. Ai shtoi se nuk ka viktima nga këto sulme të kryera nga Ukraina.
Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 18 dronë gjatë natës.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë sulmon vazhdimisht me një sërë lloje armësh Ukrainën.