Deklaratat e vazhdueshme nga krerët e shtetin tonë, se Serbia është duke pregatitur sulme të reja ndaj Kosovës, ku dhe sipas deklaratës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca, se: Kanë informacione të sakta që në Serbi po përgatiten për një sulm të ri në vendin tonë, duke folur në lidhje me këtë çështje, ekseprti i sigurisë, Drizan Shala potencon se Kosova duhet të ndryshoj trajektoren e saj në veprim, raporton TV Arbëria.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për TV Arbëria ka thënë se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimoe është duke dëshmuar një element esencial e cila quhet doktrin shtetërore, ku është riaktivizuar pas viteve të 90- ta.
“Situata e siguris në rajonin e Ballkanit Perëndimor, respektivisht në pjesën e ish bllokut të shteteve të RSFJ po dëshmon një element esencial të saja që quhet doktrin shtetërore / informative e instaluar për gjatë periudhës së pushtuesit dhe u ri aktivizua pas viteve të 90-ta.
Ku qëllimi primar mbetet defunksionalizimin e shteteve që ishin shkëputur nga RSFJ respektivisht nga ndikimi Serb ku tani kjo e fundit po përpiqet që në vatrat e krizave të brendshme shoqërore e politike sikur në BiH , Malin e Zi, MKD Veriut dhe Kosovën të paraqitet në pigmente të caktuara situata e cila është në favorin e shtetit të ashtuquajtur Bota Serbe , ku e cila tanimë është duke u funksionalizuar në formatin politik ndërkombëtar përmes injektimit të veprimeve siç ishte në Republikën Serbe të BiH , parakalimi i kadeteve të akademisë ushtarake Serbe dhe veteranëve të ushtrisë së Serbisë”, është shprehur ai.
Shala thotë se Ballkani poashtu duke përfshirë dhe Kroacinë e Slloveninë janë në targetin e Serbisë që në disa mënyra të ndryshme duke tentuar të defunksionalizohen proceset në shtetet e tyre për favorin e shtetit serb.
“Ballkani (ish shtetet e RSFJ) duke përfshir edhe Kroacinë e Slloveninë janë në targetin e Serbisë që në disa pjesë të tyre të ri-aktivizohen agjendet e fjetur të ish sistemit, përmes formave dhe mënyrave të ndryshme duke tentuar të defunksionalizohen proceset në shtetet e tyre për favorin e shtetit të Serbis”, ka theksuar Shala.
Duke folur për për deklaratat e krerëve të shtetit, Shala ka vlerësuar se Kosova duhet të ndryshojë trajektoren e saj në veprim duke ri-modeluar proceset e brendshme që ataktojnë sigurinë dhe mbarvajtjen e proceseve politike në përputhje me interesat e partnerit tonë kryesor e cila është SHBA-ja.
“Kosova duhet të ndryshoj trajektoren e saj në veprim dhe analizë duke ri-modeluar proceset e brendshme që ataktojn sigurinë dhe mbarvajtjen e proceseve politike në harmoni të plotë me interesat e partnerit tonë kryesor që është SHBA-ja dhe tani të vazhdohet në mënyrën e duhur duke neutralizuar rreziqet e mundshme që mund të cenohet siguria nacionale e vendit.”
Sipas tij, mund të nxiret një konluzion e cila ndërlidhet me faktin që BE-ja ka dështuar se vatrat e krizave që janë më këtë gadishull t’i përmbyll me marrëveshje përfundimtare, ku mund të prodhohet një situatë e pakëndshme që vendi ynë dhe BE-ja munden të pësojnë në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-së.
“Ne mundemi të nxjerrim një konkluzion e cila ndërlidhet me faktin që BE-ja (legjislacioni dhe ekzekutivi i saj i fundit) ka dështuar që vatrat e krizave që janë më këtë gadishull t’i përmbyll me marrëveshje përfundimtare dhe që barra e përgjithësia po mbetet formatit të ri të BE-së nga ku mund të vrehet ndikimi i ideologjisë së majtë në formatin e legjislacionit e edhe ekzekutivit të ri e cila mund të prodhojë një situatë të pa këndshme ku Kosova e BiH munden të pësojnë në rrugën e saj drejtë BE-së dhe NATO-së por gjithashtu drejtë forcimit të subjektiviteti të brendshëm”, ka thënë Shala.
Tutje, ai thotë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk janë më mirë, ku të dy qeveritë janë në njërën anë në politikën e Beogradit, ndërsa në anën tjetër duke tentuar të thithen fondet nga BE-ja dhe Komisionet e saja.
“Hiq ma mir nuk është Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ku të dy qeveritë janë në njërën anë në politikën e Beogradit e në anën tjetër duke tentuar të thithen fondet nga BE-ja dhe Komisionet e saja por që në stabilitet kemi një vakum që po krijohet nga Politika e Beogradit (zëdhënëse) e Kremlimit zyrtar”, është shprehur ai.
Eksperti i sigurisë thekson se institucionet e sigurisë vendore e ndërkombëtare duhet që të ulen së bashku për harmonizimin e raporteve në mes tyre nga niveli taktik/operacional e strategjik për të qenë të gatshëm për reagim në kohë optimale duke minimizuar dëmin kolatera.
“Kosova (institucionet e sigurisë vendore e ndërkombëtare) duhet që të ulen së bashku për harmonizimin e raporteve në mes tyre nga niveli taktik/operacional e strategjik për të qenë të gatshëm për reagim në kohë optimale duke minimizuar dëmin kolatera“, tha Shala për TV Arbëria.