Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Sulme me dronë mes Rusisë e Ukrainës

Sulme me dronë mes Rusisë e Ukrainës

Natën e kaluar  Rusia dhe Ukrania sulmuan njëra tjetrën.

Përmes një deklarate, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se në natën e 28 marsit, Rusia ka lëshuar ndaj Ukrainës 163 dronë të llojeve të ndryshme.

Nga 163 dronët, Forcat Ajrore ukrainase pretenduan se i kanë rrëzuar 89.

Sipas tyre, 51 dronë dështuan të arrinin caqet, me gjasë si rezultat i kundërmasave të luftës elektronike.

Në 24 orët paraprake, trupat ruse kanë kryer granatime masive dhe sulme ajrore në qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe në disa vendbanime të rajonit.

Tre persona raportohet se janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur gjatë granatimeve të fundit në Herson.