Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Sulm me raketa në Kharkiv, gjashtë punonjës poste të vdekur

Sulm me raketa në Kharkiv, gjashtë punonjës poste të vdekur

Gjashtë punonjës të një poste kanë humbur jetën e 16 tjerë janë lënduar, pasi një raketë ka goditur një depo postare në lindje të Ukrainës në orët e vona të së shtunës, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në “Telegram” ka njoftuar se është goditur depo e “Nova Poshta” në Kharkiv.

Në fotot e shpërndara nga Zelensky, shihet ndërtesa e shkatërruar.

Guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleh Syniehubov, ka thënë se gjitha viktimat ishin punonjës të postës.

Policia ka bërë të ditur se 22 persona ishin brenda objektit kur një raketë, që dyshohet se ishte S-300, goditi ndërtesën rreth orës 22:30 me kohë lokale.

Viktimat ishin të moshave nga 19 deri 42 vjeç.

/TV Arbëria

Powered by WordPress