Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Sukseset në QKUK, që do ua kishin lakmi edhe qendrat universitare në vende perëndimore

Sukseset në QKUK, që do ua kishin lakmi edhe qendrat universitare në vende perëndimore

Edhe pse në kushte jo ideale, megjithatë mjekë të veçantë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u dalluar gjithnjë e më tepër më punën e tyre heroike dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm në shërbim të pacientëve.

Madje, duke realizuar intervenime tejet sfiduese edhe për Qendra të specializuara spitalore në shume vende perëndimore dhe me mjekësi dhe teknologji të avancuar.

Një rast i spikatur në këtë drejtim mund të merret intervenimi endoskopik, sidomos gjatë orëve të kujdestarisë. Mjeku, Jeton Bytyqi nga QKUK në Prishtinë ka treguar për një operacion të komplikuar nga gastroskopia, ku së bashku me mjekun tjetër kujdestar, Agron Turkaj dhe infermieret Afërdita Abazai dhe Flandra Pacolli, kanë arritur që me një procedurë të shpejtë ta identifikojnë një trup të huaj në ezofagun i një pacienti dhe duke ia shpëtuar jetën nga rreziku potencial.

Një angazhim i tillë, mbetet një shembull inspirues mbi punën, angazhimin dhe vullnetin e stafit të QKUK-së për të qenë në shërbim të pacienteve.

/TV Arbëria

 

 

Powered by WordPress