Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Suharekë: Persona të panjohur gërmojnë në oborrin e një shtëpie, pronarja thotë se aty kishte gjurmë të varrezave

Suharekë: Persona të panjohur gërmojnë në oborrin e një shtëpie, pronarja thotë se aty kishte gjurmë të varrezave

Një grua nga Suhareka ka raportuar të mërkurën në Polici se persona të panjohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar.

Sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra.

“Suharekë 05.04.2023 – 18:00. Ankuesja femër nga Kosova ka informuar se persona të pa njohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin i cili është iniciuar si “Dëmtim i varrezave apo kufomave”, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.

/TV Arbëria