Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Suharekë.
Një person i moshës së mitur dyshohet se duke përdorur pushkën e gjuetisë, aksidentalisht i ka shkrepur arma, e cila ka goditur të vëllanë e tij fëmijë duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit e më pas në QKUK për trajtim mjekësor.
Kurse rasti është inicuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.