Ndeshja e dytë e ditës së sotme luhet në kryeqytet, aty ku Prishtina është nikoqire e debutuesit në Superligë, Suharekës.
Prishtina rikthehet pas një kohe të gjatë në “Fadil Vokrri”, derisa Suhareka ia bën sefte në Superligë, si klubi më i ri në elitën e futbollit kosovar.
Trajneri i Prishtinës, Jean-Michel Cavalli ka zbuluar 11-shen e tij të parë në një ndeshje zyrtare me Prishtinën.
Derisa, anën tjetër edhe Shpëtim Duro ka zgjedhur 11 lojtarët që do të hyjnë në fushë për të sfiduar skuadrën bardhekaltër.
Ja 11-shet startuese:
Prishtina:
Nika; Boueye, Vitija, Limani, Salihu; Islami, Bytyqi, Muja; Oliver, Sunday, Krasniqi.
Suhareka: Pas pak…