Suhareka e ka shijuar fitoren e parë ndonjëherë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi nga Theranda triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj Dukagjinit të Klinës në xhiron e dytë të elitës së futbollit kosovar.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa dy të tillë u anuluan nga sistemi VAR, nga një për secilën skuadër.
Mevlan Zeka kaloi vendasit në epërsi në minutën e 50-të të ndeshjes, para se Hekuran Berisha të barazonte shifrat tetë minuta më vonë.
Kurse në minutën e 69-të, pas një tollovie në zonën e Dukagjinit, më së miri përfitoi Jakup Berisha që shënoi për 2:1.
Krejt në fund, Mevlan Zeka shënoi nga penalltia në minutën e pestë shtesë
Me këtë fitore, Suhareka përkohësisht merr primatin në ligë me katër pikë pas dy xhirove.
Kurse, Dukagjini ende mbetet pa pikë të fituara në këtë edicion.