Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Suedia e publikon listën e futbollistëve për përballjen e tetorit me Kosovën

Suedia e publikon listën e futbollistëve për përballjen e tetorit me Kosovën

Selektori i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.

Suedezët do të përballen me Zvicrën më 10 tetor dhe tri ditë më pas do ta presin Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në listë janë përfshirë yjet si Alexander Isak, Victor Gyokeres e Anthony Elanga, të cilët luajtën edhe në ndeshjen e parë në Prishtinë, ku Dardanët e regjistruan një fitore të madhe 2:0.