Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa të financuara nga Bashkimi Evropian (BE).
Ministria bën të ditur se qytetarët që kanë përfituar më herët nga thirrjet për subvencionim, nuk mund të aplikojnë tani.
Qytetarët mund të aplikojnë për subvencionimin e pajisjeve efiçiente duke klikuar në këtë LINK.
Pajisjet efiçiente për ngrohje përfshijnë:
Pompë termike;
Kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë);
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket);
Stufa individuale me biomasë.
Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është tridhjetë përqind (30%) e vlerës investive, apo deri në 2000.00 €.
Për prindërit vetushqyes gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.
Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) subvencionohet gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.
/TV Arbëria