Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kanë procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike.
Murati ka thënë se ”shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit“.
”Janë 174, 642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni“, ka thënë Murati.
Ai i ka pyetur qytetarët “sa keni kursyer ju“.
/TV Arbëria