Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Studenti i UP-së, Shkëlqim Hetemi, ka fituar vendin e parë në garat spartan, mbajtur në Abu Dabi

Studenti i UP-së, Shkëlqim Hetemi, ka fituar vendin e parë në garat spartan, mbajtur në Abu Dabi

Studenti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, Shkëlqim Hetemi, ka marrur pjesë në garat spartan, mbajtur në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Ai doli triumfues, teksa u shpreh krenar për këtë, shkruan TV Arbëria.

“Pas këtij rezultati qëndron puna dhe përkushtimi, andaj shpresoj që në të ardhmen do të marr pjesë edhe në gara të tjera e të dal edhe me rezultate më të mira”, tha ai.

Në këtë garë, në shkretëtirën e Abu Dabit, përtej 25 pengesave, në një distancë prej 10 kilometrash, Shkëlqimi ka arritur të mposhtë pjesëmarrësit e grupmoshave 25-29-vjeçare në një periudhë prej 1:57:38.

Në kategorinë spartan super, ku fitues doli Shkëlqimi, morën pjesë 620 garues nga vende të ndryshme të botës.

/TV Arbëria