Struga është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Ekipi shqiptar i cili u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut është eliminuar në raundin e parë kualifikues të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Pasi u mposht në ndeshjen e parë në Sllovaki nga Slovan Bratislava 4:2, Struga u mposht edhe sot në shtëpi.
1:2 ishte rezultati i sotëm dhe 3:6 ai i përgjithshmi.
Megjithatë, Struga nuk është përshëndetur komplet nga garat evropiane.
Kjo pasi që, ata do të garojnë në kualifikimet për Ligën e Konferencës në vazhdim.