Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Stresi vetëdorzohet në Polici

Stresi vetëdorzohet në Polici

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, është dorëzuar sot në stacionin policor të Pejës, i kërkuar nga autoritetet kosovare për sherrin e bujshëm në një klub nate në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova për rtv21.tv.

Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, disa muaj më parë.

Në këtë incident dyshohet se ishin të përfshirë po ashtu edhe reperi Noizy dhe DJ i këtij të fundit, të cilët po ashtu ishin arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare./21Media

Powered by WordPress