Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Strategjia efektive: Si ta qetësosh fëmijën kur hidhërohet?

Strategjia efektive: Si ta qetësosh fëmijën kur hidhërohet?

Mësoni fëmijën që të përballet me hidhërimin e vet dhe me sulmet e zemërimit.

Eksperti i prindërimit, Sue Atkins, thotë se është me rëndësi ta mësoni fëmijën të identifikojë hidhërimin e vet dhe të mësojë se si të përballet me të, transmeton Telegrafi.

Për fëmijën është me rëndësi që të nxjerrë nga vetja hidhërimin

A keni qenë ndonjëherë të hidhëruar aq shumë sa që keni dëshiruar ta goditni dyshemenë me këmbë? Ndjenjat e fëmijës janë të njëjta, gjë që do të thotë që do të duhej të nxisnit fëmijën të nxjerrë hidhërimin e vet në mënyrë fizike, gjë që do t’i ndihmojë që të qetësohet.

Sue Atkins thotë: “Thoni fëmijës të bëjë një rreth në oborr, disa herë të kërcejë, të godasë jastëkun apo diç tjetër të ngjashme. Me nxitjen e fëmijës që fizikisht të nxjerrë jashtë hidhërimin, i ndihmoni fizikisht që të nxjerrë frustrimin dhe hidhërimin, por në mënyrë të sigurt”.

/TV Arbëria

Themes by WordPress