Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Strategjia e përbashkët e Dimal Bashës dhe Memli Kransniqit

Strategjia e përbashkët e Dimal Bashës dhe Memli Kransniqit

Përgatiti: Afrim Kasolli

Dita e sotme filloi me një përpjekje të përbashkët të kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, për t’u shfajësuar për skandalin që shpërtheu dje një opinionin publik. Fjala është për një artikull gjoja shkencor që Dimal Basha në bashkëautorsi me Jana Arsovska e kishte botuar në “Open Edition Journalist” e në cilën shkruante “UÇK-ja është ngritë me ndihmën e kriminelëve dhe banditëve shqiptarë e të huaj, se UÇK-në na e paskan financu bandat kriminale e trafikantët e drogës”. Teza këto që siç dihet për një kohë të gjatë ishin amplifikuar nga Rusia dhe Serbia.

Në një konferencë e sotme për shtyp, Kryekuvendari ka tentuar që të mbrohet e të shfajësohet publikisht, se këto sulme nuk ishin shkruar nga ai. Se ai kishte qenë i fokusuar vetëm në pjesën e shtimit të Islamit radikal në Ballkanin Perëndimor, dhe se ka qenë vetëm bashkautor në këtë punim si dhe ndjehet i pastër si loti e nuk mban përgjegjësi për atë skandal. Ai po ashtu nuk la pa shtuar se akuzat ndaj tij janë të ulëta, e të cilat janë të fabrikuara nga “raportime të rreme” të mediave.

Por më të aguar dita këtë logjikë të shfajësimit publik e paska aplikuar edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. I ballafaquar mbase nga zemërimi i brendshëm publik, ku edhe emra të njohur drejtues të UCK-së si Xhavit Haliti, kanë reaguar ashpër ndaj këtij zhvillimi, kryetari i PDK-së mëton të mbrohet me pretendimin se ata nuk e kanë votuar Dimalin, dhe se vota e tyre nuk ka qenë për individin – por për të mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, me qëllim të dhënies fund bllokadës institucionale” Po ashtu, i njëjti e pranon tërthorazi se vetëm dje mund të jetë i informuar për herë të parë për artikullin e Dimal Bashës. Mirëpo, një arsyetim i tillë e thellon edhe më shumë skandalin. Sepse si është e mundur që një parti me një përvojë aq të gjatë politike të jetë aq e painformuar për atë se kujt i jep mbështetje politike?

Prandaj, edhe ky postim i Memli Krasniqit nuk dallon për nga motivet, ndonëse me referenca tjera nga pohimet e Dimal Bashës. Kryetari i Kuvendit po kërkon që mbetet në atë pozitë të lartë shtetërore edhe përkundër faktit se ai artikull është në dëm të historisë dhe interesave shtetëror. Po ashtu, edhe Memli Krasnqi po kërkon shfajësim publik dhe politik për vetën edhe grupin e tij edhe kur ndikojnë që me votat e tyre të lagalizohet në altarin e shtetit ai qëndrim që e atakonte UCK-në, ngjashëm sikur se në vazhdimësi e kishte bërë Beogradi dhe Moska.

Pra të dy i bashkon strategjia e shpërfilljes së përgjegjësisë për hir të ruajtjes së pozitave personale. /TV Arbëria