Një protestë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës, është duke u mbajtur në Prishtinë.
Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar e kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
“Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve”, “Të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si çdo popull në Europë”, janë disa nga mbishkrimet që shihen në pankartat të cilat po i mbajnë protestuesit.
/TV Arbëria