Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Stërmbesa e Skënderbeut i këndon këngë Adem Jasharit

Stërmbesa e Skënderbeut i këndon këngë Adem Jasharit

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15-vjetori e pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”, të cilën para disa vite e ka kënduar Shkurte Fejza.

Sophie Castriota është brezi i 14-të i Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ajo ka lindur dhe është rritur në Australi dhe ka kohë që merret me muzikë.

Kohë më parë ka dhënë detaje rreth prejardhje së saj.

” Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini. Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare. Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. am shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai. Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe unë linda”, kishte thënë ajo.

 

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress