Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ‘S’të kam tradhëtuar as me Dorinën as me…’, bashkëshorti i dërgon letrën e papritur Françeskës ne mes të emisionit

‘S’të kam tradhëtuar as me Dorinën as me…’, bashkëshorti i dërgon letrën e papritur Françeskës ne mes të emisionit

Pas surprizës që mori nga nëna e saj, ku kjo e fundit i dërgoi një letër tepër emocionuese të bijës, ish-banorja e “BBV3”, Françeska Murati, është surprizuar dhe nga partneri i saj Ergysi.

Ju rikujtohet batuta më virale e këtij edicioni e thënë nga Françeska për bashkëshortin e saj: “Nuk kam merak për bashkëshortin, pasi ai ka Dorinën!”

Kjo batutë bëri xhiron e rrjetit, por bashkëshorti i Françeskës, Ergysi i tregoi asaj të kundërtën në ‘S’e luan Topi’.

Teksa i nisi një buqetë të madhe me lule në studio ai ka dhe dy fjalë për të:

“Më lejo fillimisht të të them sa krenar jam unë dhe Charli për ty. Je nëna dhe bashkëshortja më e mirë në botë.

Mezi po pres që Charli të ketë një motër ose një vëlla, më ke bërë viral kohët e fundit por jam i sigurt që nuk do të tradhtoj asnjëherë as me Dorinën as me njeri tjetër. Të dua shumë Ergysi”.