Blog Post

Arbëria TV > Featured > Statusi i fundit i Kurtit zgjon mbështetësit e tij

Statusi i fundit i Kurtit zgjon mbështetësit e tij

Postimi i fundit në rrjetin social Facebook, postuar nga kryeministri Kurti, ku tregoi deklaratën e Vuçiqit se “Milan Radojçiq do të jetë Adem Jashari i serbëve” aktivizoi mbështetësit e tij, duke bombarduar me 26 mijë ‘likes’ për vetëm 28 minuta.

“Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, shkroi Kurti.

Ky postim brenda 9 minutave ka marrë 12 mijë pëlqime, ndërkohë që numri i pëlqimeve vazhdon të rritet.

Momentalisht, postimi i Kurtit brenda 1 ore ka shkuar deri më 38 mijë pëlqime.

/TV Arbëria