Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Statovci e bindur: S’ka zgjedhje në prill

Statovci e bindur: S’ka zgjedhje në prill

Jeta Statovci nga Partia Guxo është shprehur e bindur se nuk do të ketë zgjedhje të reja në prill, pasi çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës mund të zgjidhet pa e kthyer vendin përsëri drejt kutive të votimit.

Ajo ka thënë se beson se partitë e tjera do të ripozicionohen dhe do të reflektojnë mbi strategjitë e tyre pas rezultateve të fundit zgjedhore.

“Me rezultatin që po e shohim dhe edhe me rezultatet lokale, ku Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët doli fituese në tri komuna, ndërsa subjektet e tjera humbën, nuk shoh arsye për zgjedhje të reja në prill. Besoj se do të ketë reflektim dhe ripozicionim nga partitë e tjera”, ka thënë Statovci.