Mbrëmë u luajt gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve, ku ndeshja në stadiumin “Santiago Bernabeu” nuk prodhoi fitues.
Real Madridi barazoi 1:1 në shtëpi me Manchester Cityn, ku ndeshjen e vendosën golat nga Vinicius Junior dhe Kevin De Bruyne.
Pavarësisht golit të Viniciusit, lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Eduardo Camavinga. Statistikat e yllit francez ishin mahnitëse.
Më poshtë i gjeni numrat e çmendur të Camavingas.
Lojtari i Real Madridit që krijoi më së shumti raste (3 sosh)
Lojtari i Real Madridit që e rikuperoi më së shumti herë topin (7 sosh)
Lojtari i Real Madridit që bëri më së shumti ndërhyrje (5 sosh)
Lojtari i Real Madridit që e preku më së shumti topin (78 prekje)
/TV Arbëria