Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar ndaj Kremlinit zyrtar për bastisjen dhe raportimet për ndalimin e 30 personave të cilët morën pjesë në një aktivitet përkujtimor në nderim të liderit opozitar rus, Alexei Navalny.
Ai shkruan në platformën X se kjo bastisje ruse, dëshmon represion ekstrem dhe madje fakton se edhe pas vdekjes së tij, Kremlini i frikësohet Navalnyt.
”Rusi: Kremlini ka ende frikë nga Alexei Navalny edhe pasi e vranë. Bastisja joproporcionale kundër atyre që mblidhen në kujtesën e tij dëshmon se represioni ekstrem u bë një model fiks. Ai gjithashtu nënvizon rëndësinë e Navalny si një simbol i një të ardhmeje tjetër për Rusinë”.
Russia: Kremlin is still scared of Alexei Navalny even after they killed him. The disproportionate raid against those gathering in his memory proves that extreme repression became a fixed pattern. It also underlines Navalny’s significance as a symbol of a different future for 🇷🇺 https://t.co/3NIx9kaUeJ
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) June 5, 2024