Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Stano: Dështimi i palëve për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i palëve për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja

Dështimi i palëve (v.j. Kosovës dhe Serbisë) për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja, ka deklaruar të hënën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaurar sot se nësë palët Kosova dhe Serbia dështojnë t’i ulin tensionet do të ketë pasoja.

Ai në një konferencë për media ka folur për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe nga institucionet e Kosovës javën e kaluar, duke thënë se blloku vlerëson që këto veprime janë të njëanshme dhe të pakoordinuara, me potencial të rritjes së tensioneve.

“Ka çështje më të vjetra në tryezë që duhen shqyrtuar. Ne e konsiderojmë këtë shumë të padobishëm dhe hap tjetër të njëanshëm e të pakoordinuar që ka kapacitet të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm”, ka thënë Stano .

Stano po ashtu ka deklaruar se një takim mes palëve pritet të mbahet së shpejti,

“Takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë zakonisht për media. Por, pa dyshim qëllimi ynë është që sa më parë të kemi takim në nivel kryenegociatorësh sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar”, ka thënë Stano.

Powered by WordPress