Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Standardet e dyfishta të BE-së ndaj Kosovës dhe Shqipërisë

Standardet e dyfishta të BE-së ndaj Kosovës dhe Shqipërisë

Shkruan: Agron Hoti

Kur është fjala për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës, BE na thotë që s’i plotësojnë kriteret në rend e ligj, ndërsa pranojnë Bullgarinë e Rumaninë që edhe sot janë bindshëm më keq se Shqipëria e Kosova.

Pastaj, Serbisë i hapin të gjitha dyert për integrim, gjersa investojnë e bëjnë tregti me shtetet më të superkorruptuara në glob siç janë ndër të tjera Rusia, Kina, India, Meksika, Brazili, etj.

E kur BE dëshiron t’i heqë qafe të burgosurit e rrezikshëm nga toka e saj, i kërkon Kosovës (siç bëri Danimarka) t’i marrë një pjesë të tyre, ndërsa i kërkojnë Shqipërisë (siç bëri Italia) të bëhet filter i emigrantëve afro-aziatikë.

Pra, kur duam të integrohemi në BE, s’paskemi rend e ligj, ndërsa për t’u bërë filter të emigrantëve afro-aziatikë dhe çerdhe e të burgosurve të rrezikshëm paskemi rend e ligj. Në vend që BE të investojë në Kosovë e Shqipëri për ta forcuar edhe rendin e ligjin, ajo përkundrazi na e rrezikon sigurinë kombëtare me emigrantë dhe të burgosur të rrezikshmërisë së lartë.

Prandaj, këto standarde të dyfishta e tregojnë më së miri se sa të pasinqerta janë kërkesat e BE-së për plotësim standardesh apo praktikash më të mira.

/TV Arbëria

Themes by WordPress