Përgatiti: Afrim Kasolli
Ekziston pandehmë sipas së cilës “kur teshtin Gjermania, sëmuret Evropa”. Dhe ekonomia më e madhe aktualisht në kontinent po përballet me telashe me të mëdha.
Ajo e përjeton trendin më negativ në Eurozonë, për shkak të ndikimit të kostos së lartë të energjisë, porosive të vogla globale dhe normave të larta rekorde të interesit, shkruan Reuters.
Në anën tjetër, bujqit ka kohë që kanë filluar protesta kundër planeve të Qeverisë për t’i kufizuar subvencionet duke krijuar një polarizim politik dhe shoqëror. Derisa, pasiguria dhe tensionet po agravohen dita ditës duke i ushqyer forcat politike të ekstremit të djathtë.
Ekonomistë dhe analistë të ndryshëm kishte kohë që kishin paralajmëruar se shkëlqimi i jashtëm ekonomik në fakt ishte vetëm maskim për dobësinë e brendshme të këtij modeli strukturor ekonomik.
Gazeta e njohur britanike “The Economist” shumë kohë më parë kishte konstatuar se “Gjermania është i sëmuri i Evropës”. Por deri sa ajo korrte suksese të një pas njëshme ekonomike, duke dominuar tregjet globale me produkte të nivelit të lartë, sikur se veturat luksoze dhe makineritë industriale, askush nuk i kushtonte vëmendje parashikimeve dhe konstatimeve të tilla. Gjerat shkonin si më së miri. Kishte shumë vende pune, fondet e Qeverisë u rritën, ndërkaq vendet e tjera evropiane u mbytën në borxhe dhe u shkruan libra se çfarë do të mund të mësonin shtetet e tjera nga Gjermania, skruante REL
Por pikërisht ndryshimet gjeopolitike i tranden edhe parametrat kryesorë të këtij modeli ekonomik. Sepse mbi gjysma e fuqisë ekonomike gjermane varej nga eksportet si nga shfrytëzimi i burimeve energjetike ruse. Prandaj, me luftën në Ukrainë, rritjen e dobët globale, sidomos në Kinë si dhe pengesat e fundit në transportimin e mallrave në Detin e Kuq si dhe përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, eksportet e këtij vendi u dobësuan teje mase e të cilat ndikuan edhe në tkurrjen e potencialeve ekonomike të tij. Kështu, sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian” viti 2024 mund jetë njëri nga vitet me zhvillimin më të dobët ekonomik për këtë shtet në qendër të Evropës. Kurse, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, tani Gjermania është ekonomia më e zhvilluar në botë që ka performancën më të keqe.
/TV Arbëria
.