Derbi spanjoll midis Valencia dhe Real Madrid që me kalendar ishte paraparë të luhej këtë të Shtune, është shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak të motit të ligë dhe vërshimeve që kanë ndodhë në regjionin e Valencias.
Duke pasur orar shumë të ngjeshur, komisioni përkatës i liges spanjolle nuk ka arritur të gjej një datë të lirë për këtë ndeshje brenda 2024, por është e sigurt se ndeshja do të luhet vitin e ardhshëm, kah fundi i muajit Shkurt apo fillimi i Marsit ose praktikisht do të mbetet për fund sezonë, në fund të muajit Maj, pasi të gjitha datat janë të zëna si rezultat i ndeshjeve të shumta në shumë kompeticione.
Realisht ky është edhe një hap mbrapa për Real Madrid pasi rivali kryesor për titull FC Barcelona do të ketë një ndeshje më shumë dhe mundësinë për të thellluar disancen me pikë.