Forcat mbrojtëse të Ukrainës sulmuan dy anije patrullimi ruse në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Sulmi ndodhi herët në mëngjes gjatë ditës së enjte ndërsa informacioni u bë publik në orët e vona të asaj dite.
“Forcat e mbrojtjes filluan sulmet ndaj dy anijeve patrulluese Vasiliy Bykov, projekti 22160, të flotës pushtuese ruse në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Anijet u dëmtuan”, njoftoi komanda ukrainase.
Projekti 22160 është një klasë e anijeve patrulluese. Rusia përdor katër anije të këtij lloji: Vasily Bykov, Dmitry Rogachev, Pavel Derzhavin dhe Sergey Kotov.
Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov njoftoi se një nga dy anijet që u sulmuan ishte Sergey Kotov.
Fedorov ndau një video të një anijeje sipërfaqësore pa pilot duke sulmuar një anije ruse. Shërbimi Informativ i Mbrojtjes ka konfirmuar për “Drejtësinë e Ukrainës” se në video shihet sulmi në anijen “Sergei Kotov”.
Footage of a maritime drone attack on a Russian warship, presumably the "Vasily Bykov", has appeared. pic.twitter.com/6L3LDLrY3P
— NEXTA (@nexta_tv) September 14, 2023
Të mërkurën, Ukraina kreu një sulm në dokun e thatë të portit në Sevastopol, duke dëmtuar një anije ruse dhe një nëndetëse. Kjo ishte edhe hera e parë që Ukraina arriti të dëmtojë një nëndetëse. Sipas disa raportimeve, anija dhe nëndetësja janë aq të dëmtuara sa nuk do të mund të riparohen.
/TV Arbëria